Deklaratë Publike
Public Statement
Akademikë shqiptarë jashtë vendit në mbështetje të protestave qytetare:
Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni — Domosdoshmëri Kombëtare
Albanian Academics Abroad in Support of the Civil Protests:
Education, Science and Innovation—A National Imperative
Ne, një grup akademikësh shqiptarë jashtë vendit, shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të
plotë me protestat paqësore qytetare në Shqipëri dhe me kërkesat e tyre legjitime
për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi, me institucione që u shërbejnë
qytetarëve, jo pushtetit.
We, a group of academics abroad, express our full support and solidarity with the peaceful
civil protests in Albania and their legitimate demands for a new Albania, governed with accountability,
transparency and justice and by institutions that serve the citizens, not those in power.
Besojmë se shumë nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot janë rezultat
i dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale,
të cilat për shumë vite kanë dobësuar besimin e
qytetarëve te shteti, te drejtësia dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Për
këtë arsye, protestat e sotme nuk janë thjesht një reagim ndaj një situate të momentit, por shprehje e
një lodhjeje të thellë shoqërore me modele qeverisjeje që nuk kanë vepruar në funksion të së mirës
së përbashkët.
We believe that many of the challenges Albania faces today are the result of chronic political
and institutional failures, which, over the course of many years, have undermined public trust in the
government and justice system and have eroded the hope of the Albanian people for a better future in
their own country. Therefore, the current protests are not just a reaction to a momentary situation,
but an expression of profound social fatigue and discontent with models of governance that do not
serve the common good.
Ne e shohim këtë krizë edhe përmes gjendjes së arsimit, shkencës dhe inovacionit në Shqipëri.
Politikat e ndjekura ndër dekada nuk i kanë vendosur këta sektorë dhe kapitalin njerëzor në qendër
të zhvillimit të vendit. Përkundrazi, ato kanë toleruar nënfinancimin, mungesën e meritokracisë,
dobësimin e integritetit akademik, lidhjet klienteliste dhe mungesën e një vizioni afatgjatë për dijen
si interes kombëtar.
We also see this crisis through the lens of the state of education, science, and innovation in
Albania. The policies that have been pursued over the last decades have not placed these sectors and
the human capital at the center of the country's development. On the contrary, they have tolerated
underfinancing, the lack of meritocracy, the weakening of academic integrity, transactional
relationships, and the lack of a long-term vision for the pursuit of knowledge for the good of the nation/in the interest of the nation/as a national interest.
Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë
zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese apo institucione të forta demokratike. Një shoqëri
nuk mund të ecë përpara duke nënvlerësuar dijen, duke dobësuar universitetet, duke larguar të rinjtë
si dhe duke trajtuar aftësinë, kompetencën dhe punën e ndershme si vlera dytësore.
Për këtë arsye, gjendja e arsimit, shkencës dhe inovacionit nuk është një çështje sektoriale, por një
tregues i drejtpërdrejtë i dështimit të modelit qeverisës të deritanishëm. Mungesa e financimit të
qëndrueshëm, ndërhyrjet politike, autonomia universitare e brishtë, standardet e dobëta dhe
mungesa e lidhjes me zhvillimin ekonomik janë pjesë e së njëjtës krize që sot qytetarët po e
kundërshtojnë me të drejtë në rrugë.
In the absence of high-quality education, serious scientific research, innovation and meritocracy,
there can be no sustainable development, competitive economy, or strong democratic institutions. No
society can experience progress as long as it undervalues knowledge, weakens universities, alienates
its youth, and treats skill, competence, and honest work as secondary values. Therefore, the state of
education, science and innovation is not a niche concern but a direct indicator of the failure of the
governing model that has been in power until now. Chronic underfinancing, political interventions,
the fragile autonomy of higher education, low standards, and lack of integration in the economic
development are part and parcel of the same crisis that Albanian citizens are justly protesting
against in the streets.
Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj të
kualifikuar. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet të rikthehet besimi se dija, puna dhe merita
vlerësohen dhe krijojnë mundësi reale për të ardhmen.
For years, Albania has been losing a significant portion of its qualified professionals and young
people. To change this reality, it is imperative to restore the confidence that knowledge, skill, and
merit are valued and can create real opportunities for the future.
Si akademikë dhe kërkues shqiptarë jashtë vendit, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar me
ekspertizë dhe përvojë në një të ardhme ku një Shqipëri e re ndërton institucione serioze në shërbim
të interesit publik dhe u jep arsimit, shkencës dhe inovacionit vendin që meritojnë. Por ky kontribut
nuk mund të shkëputet nga nevoja për ndryshim të thellë politik dhe institucional, të kërkuar sot me
të drejtë nga qytetarët protestues që çdo ditë demonstrojnë se një Shqipëri e re është e mundshme.
As Albanian academics and researchers abroad, we express our readiness to contribute our experience
and expertise to a future in which a new Albania builds credible institutions in service of the public
interest and gives education, science, and innovation their due place. But this contribution is
contingent on fundamental political and institutional change; this change is justly being demanded by
the citizens who are protesting every day and are showing that a new Albania is possible.
E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa dije. Një vend që nuk vlerëson arsimin, shkencën,
inovacionin dhe kapitalin e vet njerëzor dobëson vetveten. Një Shqipëri e re kërkon jo vetëm
ndryshim politik, por edhe shkëputje të qartë nga dështimet shumëvjeçare që e kanë mbajtur vendin
larg potencialit të tij.
The future of Albania cannot be built without knowledge. A country that does not value education,
science, innovation, and its human capital diminishes itself. A new Albania requires not only
political change, but also a clear break from the long-standing failures that have blocked the
country from reaching its potential.
Nënshkruesit
Signatories
Kjo deklaratë mbështetet dhe nënshkruhet nga akademikët dhe kërkuesit e mëposhtëm shqiptarë të diasporës:
This declaration is supported and signed by the following Albanian academics and researchers of the diaspora:
- Dr. Ada Braho, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Prof. Dr. Adnan Kastrati, GjermaniGermany
- Dr. Adrian Fandi, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Prof. Assist. Dr. Adriana Sejfia, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Agon Bexheti, ZvicërSwitzerland
- Dr. Agon Memedi, GjermaniGermany
- Dr. Aksel Seitllari, ShBAUnited States
- Dr. Alban Kita, ZvicërSwitzerland
- Dr. Alban Kuriqi, PortugaliPortugal
- Dr. Albana Canollari Baze, FrancëFrance
- PhD c. Albana Celepija, ItaliItaly
- Prof.ssa di Matematica e Scienze Albana Ismaili, ItaliItaly
- Dr. Albana Roçi, NorvegjiNorway
- Dr. Albana Skeja, ShBAUnited States
- PhD c. Albi Isufaj, JaponiJapan
- Dr. Albin Ahmeti, AustriAustria
- Prof. Dr. Aldeida Aleti, AustraliAustralia
- Dr. Aldi Pupuleku, SpanjëSpain
- Dr. Aledia Bilali, GjermaniGermany
- PhD c. Alessio Lukaj, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Alfonc Baba, ItaliItaly
- Dr. Alketa Peci, BrazilBrazil
- PhD c. Altin Gjeta, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Prof. Asoc. Dr. ALTIN HOTI, KuvajtKuwait
- Dr. Amarilda Kapxhiu, GjermaniGermany
- PhD c. Ambra Hyskaj, HungariHungary
- PhD c. Ana Haxhiu Gjeci, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Andi Nika, GjermaniGermany
- Dr. Andi Rroku, GjermaniGermany
- PhD c. Andrea Dervisha, FinlandëFinland
- PhD c. Andrea Gjetja, ItaliItaly
- Prof. Asoc. Dr. Anila Mjeda, IrlandëIreland
- Dr. Anila Nauni, NorvegjiNorway
- Dr. Anisa Halimi, IrlandëIreland
- PhD c. Anjeza Llubani, AustriAustria
- Prof. Dr. Arben Myrta, HolandëNetherlands
- Dr. Arben Shtuka, FrancëFrance
- Dr. Arbër Qoku, GjermaniGermany
- Dr. Arbër Zela, ZvicërSwitzerland
- Dr. Ardiana Sula, ShBAUnited States
- Dr. Arian Loli, NorvegjiNorway
- Dr. Arieda Muço, AustriAustria
- Prof. Asoc. Dr. Arjeta Veshi, ItaliItaly
- Dr. Arlind Kadra, GjermaniGermany
- Dr. Armand Kapaj, ZvicërSwitzerland
- Dr. Armando Memushi, HolandëNetherlands
- Dr. Arnisa Tepelija, AustriAustria
- PhD c. Aron Ligori, GjermaniGermany
- PhD c. Arta Sinamati, LuksemburgLuxembourg
- Dr. Artan Hysa, GjermaniGermany
- Dr. Artan Shyti, ItaliItaly
- Dr. Arvena Hila, ItaliItaly
- Dr. Besmira Dyca, HolandëNetherlands
- Dr. Besmira Nushi, ZvicërSwitzerland
- Dr. Bledar Kalemi, ItaliItaly
- PhD c. Blerina Aliraj, GjermaniGermany
- Dr. Briland Hitaj, ShBAUnited States
- Dr. Brisid Isufi, PortugaliPortugal
- Dr. Brunilda Dhamo, HolandëNetherlands
- PhD c. Bukurie Ozuni, ItaliItaly
- PhD c. Butrint Avdijaj, BelgjikëBelgium
- Dr. Dalin Boriçi, FrancëFrance
- PhD c. Daniela Berberi, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- PhD c. Dejsi Qorri, HungariHungary
- Dr. Dejvi Cakoni, BelgjikëBelgium
- PhD c. Delina Kambo, ShBAUnited States
- PhD c. Denada Dosti, TurqiTürkiye
- Dr. Denada Ibrushi, ShBAUnited States
- Dr. Denisa Baci, ItaliItaly
- PhD Denisa Cupi, DanimarkëDenmark
- Dr. Denisa Hajnaj, GjermaniGermany
- Prof. Dr. Denita Cepiku, ItaliItaly
- Dr. Dionis Hasanaj, FrancëFrance
- Prof. Asoc. Dr. Dorina Pojani, AustraliAustralia
- Dr. Xhenis Shehu, RumaniRomania
- Prof. Assist. Dr. Edlira Dushku, DanimarkëDenmark
- Prof. Asoc. Dr. Edmond Jajaga, Maqedoni e VeriutNorth Macedonia
- Prof. Asoc. Dr. Elda Cina, KuvajtKuwait
- Dr. Eldi Sulaj, AustriAustria
- Dr. Elida Cena, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Elida Sina, GjermaniGermany
- Dr. rer. nat. Elima Shehu, GjermaniGermany
- PhD c. Elio Nushi, FinlandëFinland
- PhD c. Elio Skënderaj, AustriAustria
- Dr. Elisa Berdica, GjermaniGermany
- Dr. med. Elona Cekani, ZvicërSwitzerland
- Prof. Asoc. Dr. Elona Marku, ItaliItaly
- Dr. Elsa Qoku, GjermaniGermany
- PhD c. Eltjana Shkreli, ItaliItaly
- Prof. Asoc. Dr. Elvin Isufi, HolandëNetherlands
- Dr. Emiljano Kaziaj, BelgjikëBelgium
- Dr. Endri Goshi, GjermaniGermany
- Dr. Endri Kaja, GjermaniGermany
- Prof. Asoc. Dr. Endrit Hoxha, DanimarkëDenmark
- Prof. Asoc. Dr. Enea Mustafaraj, KuvajtKuwait
- Dr. Enes Veliu, PortugaliPortugal
- Dr. Enio Marku, NorvegjiNorway
- Dr. Enisa Shevroja, ZvicërSwitzerland
- Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Havari, FrancëFrance
- Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Sula-Raxhimi, KanadaCanada
- PhD c. Enso Ndreko, FrancëFrance
- Dr. Eralda Asllanaj, HolandëNetherlands
- Dr. rer. med. Erand Llanaj, GjermaniGermany
- Prof. Assist. Dr. Erblin berisha, ItaliItaly
- PhD c. Ergisa Bejkollari, ShBAUnited States
- PhD c. Erinda Rruci, DanimarkëDenmark
- Dr. Eriomina Shahaj, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Erion Çano, GjermaniGermany
- Prof. Asoc. Dr. Erion Luga, KuvajtKuwait
- Dr. Erion Murati, GjermaniGermany
- Dr. Eriona Heta, GjermaniGermany
- Dr. Eris Bidollari, GjermaniGermany
- Dr. Ernil Sabaj, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- PhD Ertila Druga, GjermaniGermany
- PhD c. Ervin Dervishaj, DanimarkëDenmark
- Dr. Ervina Kotolloshi, FrancëFrance
- Dr. Ervisa Zhamo, ShBAUnited States
- PhD c. Esmeralda Marku, SuediSweden
- Dr. Esmeraldo Lacaj, ShBAUnited States
- Dr. Eugen Ruzi, ShBAUnited States
- PhD c. Eugerta Muçi, HolandëNetherlands
- PhD Evisa Bogdani, ShBAUnited States
- PhD c. Fabiano Llanaj, HungariHungary
- Dr. rer. nat. Fatbardh Veseli, GjermaniGermany
- Dr. Fatjon Cela, ItaliItaly
- Dr. Fatlind Malsiu, ZvicërSwitzerland
- Dr. Fjola Hyseni, ZvicërSwitzerland
- Dr. Fjorida Llaha, NorvegjiNorway
- Dr. Flladina Zilja, DanimarkëDenmark
- Dr. Florian Millo, FrancëFrance
- Dr. Florida Doci, KanadaCanada
- Dr. med. Gazmend Berisha, NorvegjiNorway
- Dr. rer. nat. Gentian Zavalani, GjermaniGermany
- Prof. Dr. Gentian Zyberi, NorvegjiNorway
- PhD c. Gesjana Halili, ItaliItaly
- PhD c. Giola Cami, HungariHungary
- Dr. Gladiola Goranci-Buzhala, GjermaniGermany
- Dr. Gledis Guri, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Gramoz Goranci, AustriAustria
- PhD c. Gresa Hasa, AustriAustria
- Dr. Haris Vongli, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Helga Dizdari-Hostettler, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Helga Luku, BelgjikëBelgium
- Dr. rer. nat. Heni Hitaj, GjermaniGermany
- PhD c. Igli Bisha, DanimarkëDenmark
- Dr. Ilda Tole, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Ilir Kola, HolandëNetherlands
- PhD c. Ingrid Xhafa, ShBAUnited States
- Dr. Irena Reichert, GjermaniGermany
- Dr. Irena Roçi, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Irisa Sevdari, DanimarkëDenmark
- PhD Iva Kertusha, NorvegjiNorway
- Dr. Jakup Ratkoceri, HolandëNetherlands
- Dr. Jana Nano, GjermaniGermany
- PhD c. Jeta Lica, ItaliItaly
- Dr. Jona Krutaj, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Jonada Tafa, FrancëFrance
- Dr. Jonida Haxhi, ItaliItaly
- Dr. Jorgaq Pata, GjermaniGermany
- Prof. Dr. Josif Grabocka, GjermaniGermany
- Dr. Julien Dhima, FrancëFrance
- Prof. Dr. Jürgen Cito, AustriAustria
- Dr. Jurid Sinanaj, GjermaniGermany
- Dr. Kaltrina Maloku, FrancëFrance
- Dr. Katerina Cerma Cycja, ItaliItaly
- PhD c. Kejvi Xhemali, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. med. Kevin Hamzaraj, AustriAustria
- Prof. Asoc. Dr. Klajdi Bregu, ShBAUnited States
- Dr. Klajdi Sotiri, GjermaniGermany
- Dr. Klajdi Toska, ItaliItaly
- Dr. Klara Buda, FrancëFrance
- Prof. Assist. Dr. Klarita Lagji, FrancëFrance
- Dr. Klarita Sadiraj, HolandëNetherlands
- Dr. Klea Ibrahimi, AustriAustria
- PhD Klea Ziu, Emiratet e Bashkuara ArabeUnited Arab Emirates
- PhD c. Klejdi Nurellari, GjermaniGermany
- Dr. Kostina Prifti, HolandëNetherlands
- Dr. Kristi Beqirllari, AustraliAustralia
- Dr. Kristi Buzo, ItaliItaly
- Dr. Kristian Sevdari, DanimarkëDenmark
- Dr. Kristjon Ciko, NorvegjiNorway
- Dr. Ksenja Llazar, ShBAUnited States
- Prof. Assist. Dr. Lavdim Halilaj, GjermaniGermany
- PhD c. Ledi Selgjekaj, HungariHungary
- PhD c. Ledion Musaj, HungariHungary
- Dr. Lefter Daku, ShBAUnited States
- Dr. Lisana Berberi, GjermaniGermany
- Dr. Livia Tepshi, GjermaniGermany
- PhD c. Lora Fanda, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Lorenci Gjurgjaj, ItaliItaly
- Prof. Asoc. Dr. Loreta Rapushi, NorvegjiNorway
- PhD c. Lotar Kurti, GjermaniGermany
- PhD c. Luis Nasi, HungariHungary
- Dr. Lulzime Daçi, SpanjëSpain
- Dr. Lysi Ekmekciu, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Malvina Ferra, JaponiJapan
- PhD c. Marida Zhupa, GjermaniGermany
- Dr. Marilica Zemkollari, AustriAustria
- Dr. Marina Kaishi, GreqiGreece
- Dr. Marla Xhani, GjermaniGermany
- Dr. Marseda Spiro, GjermaniGermany
- Dr. Marsela Shani, ItaliItaly
- Dr. Megi Vjerdha, ItaliItaly
- Dr. Mensur Zeqiri, ZvicërSwitzerland
- Dr. Mentar Mahmudi, GjermaniGermany
- Prof. Dr. Mira Mezini, GjermaniGermany
- Dr. Miranda Shehu-Xhilaga, AustraliAustralia
- PhD c. Mirea Mema, SpanjëSpain
- Prof. Assist. Dr. Mirgita Frasheri, DanimarkëDenmark
- Prof. Assist. Dr. Mirjana Sejdini, Emiratet e Bashkuara ArabeUnited Arab Emirates
- Dr. Mirza Balaj, BelgjikëBelgium
- Prof. Dr. Monika Shehi Herr, ShBAUnited States
- Dr. Morena Shkodra, NorvegjiNorway
- Dr. Muhamet Ibrahimi, ZvicërSwitzerland
- Prof. Asoc. Dr. Musard Balliu, SuediSweden
- Dr. Nejva Nano, GjermaniGermany
- Prof. Dr. Nikolla P Qafoku, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Nysret Musliu, AustriAustria
- Dr. Ola Hysaj, ZvicërSwitzerland
- Dr. med. Olger Kraja, GjermaniGermany
- Prof Associate Olgerta Tona, SuediSweden
- Prof. As. Oltiana Muharremi, ShBAUnited States
- Dr. Orgeta Zejneli, FrancëFrance
- PhD c. Orion Gerguri, ZvicërSwitzerland
- Dr. Ornela Bardhi, FinlandëFinland
- Prof. Asoc. Dr. Ornela Dardha, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Orsa Kekezi, SuediSweden
- PhD c. Paola Tili, ItaliItaly
- PhD c. Rainela Xhemollari, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Retis Shtino, BelgjikëBelgium
- Dr. Rezar Lleshi, ItaliItaly
- PhD c. Riselda Kodra, ZvicërSwitzerland
- Dr. Ritvana Rrukaj, NorvegjiNorway
- Dr. Rudina Jasini, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Prof. Assist. Dr. Sabah Bushaj, ShBAUnited States
- Dr. Sabrije Hoxhaj, ItaliItaly
- Dr. Salijona Dyrmishi, HolandëNetherlands
- Dr. Sashen Rexhepaj, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Sead Zimeri, NorvegjiNorway
- Dr. Sedat Adili, ZvicërSwitzerland
- Dr. Selma Dyca, FrancëFrance
- PhD c. Serena Leka, DanimarkëDenmark
- Dr. Shefqet Hajdari, GjermaniGermany
- Dr. Shkëlzen Hasanaj, ItaliItaly
- Prof. Assist. Dr. Shqiponja Ahmetaj, AustriAustria
- PhD c. Sidorela Uku, SlloveniSlovenia
- Dr. Silvi Domnori, TurqiTürkiye
- PhD c. Sindi Sheri, SuediSweden
- PhD c. Sofiana Sinani, ÇekiCzech Republic
- PhD c. Sofokli Çakalli, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Sokol Kosta, DanimarkëDenmark
- Dr. Sonila Dardha, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- PhD c. Sonila Kamami, LuksemburgLuxembourg
- Prof. Dr. Stefan Janaqi, FrancëFrance
- Dr. Stela Dhima, GjermaniGermany
- PhD c. Stela Muçi, FrancëFrance
- Dr. Suela Isaj, DanimarkëDenmark
- Prof. Asoc. Dr. Suela Kacerja, NorvegjiNorway
- Dr. Suela Papagelis, ShBAUnited States
- Dr. Taulant Muka, ZvicërSwitzerland
- Dr. Theodor Kouro, ÇekiCzech Republic
- PhD c. Uljad Berdica, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Prof. Asoc. Dr. Valmira Osmanaj, KuvajtKuwait
- Dr. Vanesa Osmani, GjermaniGermany
- Dr. Vangjush Komini, SuediSweden
- PhD c. Vanisa Petriti, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Venera Protopapa, ItaliItaly
- PhD c. Vesa Kopliku, GjermaniGermany
- Dr. Viola Gjylbegaj, Emiratet e Bashkuara ArabeUnited Arab Emirates
- Dr. Viola Shahini, BelgjikëBelgium
- PhD c. Vjollca Haxha, SuediSweden
- Prof. Dr. Vjosa Musliu, BelgjikëBelgium
- PhD c. Xhensila Llanaj, HungariHungary
- Dr. Xhensila Shkembi, SuediSweden
- Dr. Xhensilda Allka, SpanjëSpain
- Dr. Xhoela Bame, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Xhorxhina Shaulli, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Xhulja Shahini, GjermaniGermany
- Dr. Zamira Xhaferri, HolandëNetherlands
- Dr. Zenalda Hajdaraj, ItaliItaly
- Dr. Zenepe Satka, SuediSweden
Shto emrin tënd
Add your name
Nëse je akademik ose kërkues shqiptar jashtë vendit dhe dëshiron ta nënshkruash këtë deklaratë, plotëso formularin. Emri yt shfaqet në listë pas verifikimit.
If you are an Albanian academic or researcher abroad and wish to sign this declaration, please fill in the form. Your name will appear on the list after verification.
Lajmet
In the News
Kjo deklaratë u pasqyrua në mediat e mëposhtme:
This declaration was covered by the following media:
Letër e Hapur
Open Letter
Në mbështetje të kërkesave të qytetarëve në Shqipëri dhe thirrje për një Kontratë të Re Sociale për Arsimin, Shkencën dhe Kapitalin Njerëzor
In Support of the Citizens’ Demands in Albania and Calling for a New Social Contract for Education, Science, and Human Capital
3 korrik 2026
July 3, 2026
Ursula von der Leyen
Presidente e Komisionit Evropian
President of the European Commission
European Commission · Brussels
Ekaterina Zaharieva
Komisionere për Start-upet, Kërkimin dhe Inovacionin
Commissioner for Start-ups, Research, and Innovation
European Commission · Brussels
Marta Kos
Komisionere për Zgjerimin
Commissioner for Enlargement
European Commission · Brussels
CC
David McAllister
Komisioni për Punët e Jashtme (AFET)
Committee on Foreign Affairs (AFET)
European Parliament · Brussels
Amb. Silvio Gonzato
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri
Head of the Delegation of the European Union to Albania
Tiranë
E nderuar Presidente von der Leyen,
E nderuar Komisionere për Start-upet, Kërkimin dhe Inovacionin, znj. Zaharieva,
E nderuar Komisionere për Zgjerimin, znj. Kos,
Honorable President von der Leyen,
Honorable Commissioner for Start-ups, Research and Innovation, Ms. Zaharieva,
Honorable Commissioner for Enlargement, Ms. Kos,
Jemi një grup kërkuesish, akademikësh dhe profesionistësh shqiptarë të angazhuar në institucione
të kërkimit shkencor dhe të arsimit të lartë, kryesisht në vende anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë
cilësi, shprehim mbështetjen tonë për kërkesat legjitime të qytetarëve shqiptarë gjatë protestave paqësore,
që kërkojnë forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe institucione llogaridhënëse e transparente, në shërbim
të interesit publik.
We are a group of Albanian researchers, academics, and professionals engaged in institutions of
scientific research and higher education, mainly in member countries of the European Union. In this
capacity, we express our support for the legitimate demands of Albanian citizens during the peaceful
protests that ask for the strengthening of the rule of law, as well as accountable and transparent
institutions that serve the public interest.
Këto kërkesa janë në përputhje me vlerat themelore demokratike të Bashkimit Evropian dhe me
kriteret që udhëheqin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
These demands are in line with the fundamental democratic values of the European Union and the
criteria that guide the membership process for Albania.
Ndër sfidat me të cilat përballet vendi, besojmë se gjendja e arsimit, kërkimit shkencor,
inovacionit dhe emigrimi i kapitalit njerëzor nga Shqipëria meritojnë vëmendje të veçantë. Këto fusha nuk
janë thjesht sektorë të politikave publike; ato hedhin themelet e një demokracie të konsoliduar.1
Among the challenges the country faces, we believe that the state of education, scientific
research, innovation, and the emigration of human capital from Albania deserve special attention. These
fields are not just public policy sectors; they lay the foundation for a consolidated democracy.1
Përvoja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian tregon se investimi afatgjatë në arsim, shkencë
dhe inovacion ka qenë vendimtar jo vetëm për rritjen ekonomike, por edhe për forcimin e institucioneve
demokratike, meritokracisë dhe angazhimit qytetar.2–5
The experience of member countries of the European Union shows that long-term investment in
education, science, and innovation has been decisive not only for economic growth, but also for the
strengthening of democratic institutions, meritocracy, and civic engagement.2–5
Në Shqipëri, këta sektorë janë dobësuar nga politika afatshkurtra, ndikimet politike në
vendimmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë, mungesa e vullnetit politik për zhvillimin e dijes dhe
kërkimit shkencor, si dhe mungesa e koordinimit strategjik mes politikave për arsimin, kërkimin shkencor
dhe inovacionin.6–11
In Albania, these sectors have been weakened by short-term policies, political influences in the
decision-making process of institutions of higher education, the lack of political will for the development
of knowledge and scientific research, as well as lack of strategic coordination among policies for
education, scientific research, and innovation.6–11
Një nga pasojat më të dukshme të kësaj paralize institucionale është emigrimi i vazhdueshëm i
kapitalit njerëzor. Treguesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë tregojnë largimin e vazhdueshëm të të rinjve,
kërkuesve dhe profesionistëve të kualifikuar. Përtej arsyeve ekonomike, emigrimi vjen edhe nga mungesa e
besimit se dija, puna dhe merita vlerësohen siç duhet. Kjo sjell pakësimin e kapaciteteve akademike,
kërkimore dhe institucionale dhe kufizon potencialin zhvillimor të Shqipërisë.8,12,13
One of the most visible consequences of this institutional paralysis is the ongoing emigration of
human capital. National and international indicators show the continuous emigration of young people,
researchers, and qualified professionals. Beyond economic reasons, the emigration is due to lack of
confidence that knowledge, work, and merit are duly appreciated. This results in diminished academic,
research, and institutional capacities and limits Albania’s potential for development.8,12,13
Këto sfida kërkojnë, ndër të tjera, vendosjen e integritetit akademik në qendër të reformës
arsimore. Dukuri si dhënia e titujve dhe gradave shkencore mbi bazën e botimeve në revista grabitqare ose
punimeve të plagjiatuara kanë dëmtuar besueshmërinë e sistemit arsimor dhe kanë cenuar parimin e
meritokracisë.
These challenges require, among other things, placing academic integrity at the center of the
educational reform. Occurrences like the granting of titles and scientific degrees based on publications in
predatory journals or plagiarized work have damaged the credibility of the education system and violated
the principle of meritocracy.
Këto shqetësime nuk janë të reja. Ato u artikuluan edhe gjatë protestës studentore të vitit 2018,
kur një nga kërkesat kryesore ishte rishikimi i titujve dhe gradave akademike të dhëna në shkelje të
standardeve të integritetit akademik. Në korrik të vitit 2025, vetë qeveria pranoi publikisht se plagjiatura
është një element që nuk është marrë parasysh dhe se «jemi atdheu i plagjiaturës».14,15
These concerns are not new. They were also articulated during the student protest of 2018, when
one of the main demands was the review of academic titles and degrees granted in violation of the standards
for academic integrity. In July of 2025, the government itself publicly admitted that plagiarism is an
element that has not been taken into consideration and that “we are the homeland of plagiarism.”14,15
Përballë kësaj situate, bëjmë thirrje për një Kontratë të Re Sociale, e cila vendos dijen,
meritën dhe kapitalin njerëzor në qendër të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë. Me
«Kontratë të Re Sociale» nënkuptojmë angazhimin afatgjatë mes institucioneve publike,
universiteteve, komunitetit shkencor, sektorit privat, shoqërisë civile dhe diasporës, për të ndërtuar
politika të qëndrueshme që garantojnë autonominë e arsimit të lartë, integritetin akademik, standarde të
larta kërkimore dhe investim publik në shkencë dhe arsim.
In the face of this situation, we call for a New Social Contract, which places knowledge, merit,
and human capital at the center of the democratic and economic development of Albania. With a “New
Social Contract,” we mean the long-term engagement between public institutions, universities, the
scientific community, the private sector, civil society, and the diaspora to build sustainable policies
that guarantee the autonomy of higher education, academic integrity, high research standards, and public
investment in science and education.
Përputhja me standardet evropiane për cilësinë dhe integritetin e kërkimit kërkon mekanizma të
qartë dhe efektivë për parandalimin dhe trajtimin e të gjitha formave të shkeljeve akademike.
Compliance with European standards for research quality and integrity requires clear and
effective mechanisms for preventing and addressing all forms of academic malfeasance.
Njëkohësisht, është e nevojshme të hartohen politika efektive për angazhimin e diasporës
shkencore shqiptare, përmes programeve për bashkëpunim, mentorim, mobilitet akademik dhe pjesëmarrje në
projekte kërkimore.
At the same time, it is necessary to draft effective policies for the engagement of the Albanian
scientific diaspora, through programs for collaboration, mentoring, academic mobility, and participation in
research projects.
Në këtë kuadër, ftojmë Bashkimin Evropian të:
In this framework, we invite the European Union to:
- Vazhdojë monitorimin e reformave të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit si pjesë
përbërëse të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.
- Mbështesë forcimin e autonomisë së arsimit të lartë, integritetin akademik, transparencën
institucionale dhe mekanizmat efektivë për parandalimin dhe trajtimin e praktikave të shkeljeve
akademike.
- Nxisë hartimin dhe zbatimin e politikave të qëndrueshme për qarkullimin dhe kthimin e kapitalit
njerëzor (brain regain), përfshirë angazhimin sistemik të diasporës shkencore shqiptare në arsimin e
lartë, kërkimin shkencor dhe inovacion.
- Promovojë investime më të mëdha në kërkim, inovacion dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale, në
përputhje me prioritetet, standardet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian.
- Continue monitoring the reforms of higher education, scientific research, and innovation as integral
parts of the membership process for Albania.
- Support the strengthening of the autonomy of higher education, academic integrity, institutional
transparency, and effective mechanisms for preventing and addressing practices of academic
malfeasance.
- Encourage the drafting and implementation of sustainable policies for the circulation and return of
human capital (brain regain), including the systemic engagement of the Albanian scientific diaspora in
higher education, scientific research, and innovation.
- Promote greater investment in research, innovation, and the development of institutional capacities,
in accordance with the priorities, standards, and instruments of the European Union.
Solidarizohemi me të gjithë qytetarët që kërkojnë, në mënyrë paqësore dhe demokratike,
institucione më llogaridhënëse, shtetin e së drejtës dhe një vizion të ri për zhvillimin e vendit. Besojmë
se investimi në arsim, shkencë dhe kapital njerëzor nuk është thjesht një politikë sektoriale, por kusht
themelor për një demokraci funksionale, konkurrueshmërinë ekonomike dhe integrimin evropian të
Shqipërisë.
We stand in solidarity with all the citizens who demand, in a peaceful and democratic way, more
accountable institutions, the rule of law, and a new vision for the country’s development. We believe
that investment in education, science, and human capital is not just a niche policy, but a fundamental
condition for a functional democracy, economic competitiveness, and the European integration of
Albania.
Si pjesë e këtij vizioni, ne, nënshkruesit e kësaj letre, shprehim gatishmërinë tonë për t’u
angazhuar në këtë proces.
As part of this vision, we, the signatories of this letter, express our readiness to engage in
this process.
Me nderimet dhe respektin tonë më të lartë,
With our highest esteem and respect,
Përgjigje nga Komisioni Evropian
Response from the European Commission
17 korrik 2026 · Sigrid Brettel, Shefe Njësie, DG NEAR – B.3 Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Maqedonia e Veriut) · Ref. Ares(2026)7184841
17 July 2026 · Sigrid Brettel, Head of Unit, DG NEAR – B.3 Western Balkans (Albania, North Macedonia) · Ref. Ares(2026)7184841
«Komisioni Evropian ka marrë në konsideratë shqetësimet e ngritura në letrën tuaj, përfshirë rëndësinë e shtetit të së drejtës, institucioneve llogaridhënëse, integritetit akademik, autonomisë së arsimit të lartë, investimeve në kërkim e inovacion, dhe angazhimin e diasporës shkencore shqiptare.»
“The European Commission has taken note of the concerns raised in your letter, including the importance of the rule of law, accountable institutions, academic integrity, higher education autonomy, investment in research and innovation, and the engagement of the Albanian scientific diaspora.”
Komisioni vë në dukje se Kapitujt 25 (Shkenca dhe Kërkimi) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura) janë mbyllur së fundmi në Këshill si pjesë e procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe konfirmon se do të vazhdojë të mbështesë reformat në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe kapitalin njerëzor si pjesë integrale të procesit të anëtarësimit.
The Commission notes that Chapters 25 (Science and Research) and 26 (Education and Culture) have recently been closed in the Council as part of the accession negotiation process, and confirms it will continue to support reforms in higher education, scientific research, innovation and human capital as an integral part of the accession process.
Lexo përgjigjen e plotë →
Read the full response →
Referenca
References
- Glaeser, E. L., Ponzetto, G. A. M., & Shleifer, A. (2007). Why does democracy need
education? Journal of Economic Growth, 12, 77–99.
doi.org/10.1007/s10887-007-9015-1
- European Commission, Directorate-General for Education, Youth, Sport and Culture (2025).
Investing in Education 2025. Publications Office of the European Union.
data.europa.eu/doi/10.2766/3311714
- European Commission (2025). “Research and Innovation Funding for Democracy and
Governance.”
research-and-innovation.ec.europa.eu
- Papageorgiou, T., Vrettos, G., Diakodimitriou, D., et al. (2026). Strengthening complexity
in EU: The role of educational policy and R&D spending. Journal of Innovation and
Entrepreneurship, 15, 33.
doi.org/10.1186/s13731-026-00645-6
- Eurostat. “Educational Expenditure Statistics.” Statistics Explained,
European Commission.
ec.europa.eu/eurostat
- Kurtulaj, V. (2024). Knowledge, Power, and University: The Case of Albania (PhD
thesis, Eötvös Loránd University).
researchgate.net
- Karafili, E., Aliaj, B., Sula, A., & Tafaj, M. (2024). The Challenges of Higher
Education Reform in Albania in the Post-Communist Transition Period. IntechOpen.
doi.org/10.5772/intechopen.1005534
- European Commission (2025). Albania Report 2025, Commission Staff Working Document,
SWD(2025) 750 final, Brussels, 8–10.
enlargement.ec.europa.eu
- European Association for Education Law and Policy (2008). Report on the Albanian Law of
Higher Education. Tirana/Antwerp.
unitir.edu.al
- U.S. Department of State (2025). 2024 Country Report on Human Rights Practices:
Albania. Washington, DC.
state.gov
- OECD (2020). OECD Reviews of Evaluation and Assessment in Education: Albania.
Paris: OECD Publishing. DOI: 10.1787/d267dc93-en.
oecd.org
- Gëdeshi, I. (2026). Researching Migration Trends in Albania. Westminster
Foundation for Democracy.
wfd.org
- Haxhi, Osman & Žunić (2024). Migration and Brain Drain: Comparative
Analysis of Albania, North Macedonia, and Serbia. Regional Youth Leadership Mobility Programme
(YIHR).
yihr.rs
- TV Klan (11 dhjetor 2018). “Lista/ 8 Kërkesat e Studentëve: Kushtet Janë
të Panegociueshme.”
tvklan.al
- Panorama TV (21 korrik 2025). “‘Jemi Atdheu i Plagjiaturës, s’e
Fshehim Dot’ — Kryeministri Rama: Kjo Mbeti e Paadresuar, Mbyllëm Doktoraturat se Ishin
Kot!”
panorama.com.al
Nënshkruesit
Signatories
Kjo letër mbështetet dhe nënshkruhet nga kërkuesit, akademikët dhe profesionistët e mëposhtëm shqiptarë të diasporës:
This letter is supported and signed by the following Albanian researchers, academics and professionals of the diaspora:
- Dr. Adriatik Nikaj, GjermaniGermany
- Dr. Agon Memedi, GjermaniGermany
- Dr. Aksel Seitllari, ShBAUnited States
- Dr. Alban Kita, ZvicërSwitzerland
- Dr. Alban Kuriqi, PortugaliPortugal
- Dr. Albana Canollari Baze, FrancëFrance
- PhD c. Albana Celepija, ItaliItaly
- PhD c. Albi Isufaj, JaponiJapan
- Dr. Aledia Bilali, GjermaniGermany
- PhD Alkida Dautaj, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- PhD c. Andi Nika, GjermaniGermany
- Dr. Andi Rroku, GjermaniGermany
- PhD c. Andrea Dervisha, FinlandëFinland
- PhD c. Anjeza Llubani, AustriAustria
- Dr Anxhela Rredhi, GjermaniGermany
- Dr. Arber Qoku, GjermaniGermany
- Dr. Arbër Zela, ZvicërSwitzerland
- Prof. Ardian Harri, ShBAUnited States
- Dr. Arlind Kadra, GjermaniGermany
- Dr. Armand Kapaj, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Aron Ligori, GjermaniGermany
- PhD c. Arta Sinamati, LuksemburgLuxembourg
- Prof. Asoc. Dr. Artan Qineti, Slovakia
- Dr Bledar Kalemi, ItaliItaly
- PhD c. Blerina Aliraj, GjermaniGermany
- Dr. Briseida Xhelaj, ShBAUnited States
- PhD c. Bukurie Ozuni, ItaliItaly
- PhD c. Dea Zyruku, GjermaniGermany
- PhD c. Dejsi Qorri, HungariHungary
- Dr. Dejvi Cakoni, BelgjikëBelgium
- PhD c. Denada Dosti, TurqiTürkiye
- Dr. Diana Gellci, ShBAUnited States
- Dr. Dorina Bano, GjermaniGermany
- Prof. Assist. Dr. Edlira Dushku, DanimarkëDenmark
- Prof. Asoc. Dr. Elda Cina, KuvajtKuwait
- Dr. Eldi Sulaj, AustriAustria
- Dr. Elida Sina, GjermaniGermany
- Dr. Elima Shehu, GjermaniGermany
- PhD c. Elio Nushi, FinlandëFinland
- Dr. Elisa Berdica, GjermaniGermany
- Dr. Med Elona Cekani, ZvicërSwitzerland
- Prof. Asoc. Dr. Elona Marku, ItaliItaly
- Prof. Asoc. Dr. Enea Mustafaraj, KuvajtKuwait
- Dr. Enes Veliu, PortugaliPortugal
- Prof. Asoc. Dr. Enida Bozheku, ItaliItaly
- Dr. Enisa Shevroja, ZvicërSwitzerland
- Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Havari, FrancëFrance
- PhD c. Enso Ndreko, FrancëFrance
- Dr. Eralda Asllanaj, HolandëNetherlands
- Dr. rer. med. Erand Llanaj, GjermaniGermany
- Dr. Eranda Janku, HolandëNetherlands
- Dr. Erion Çano, GjermaniGermany
- Dr. Erion Murati, GjermaniGermany
- Dr. Eriona Canga, AustriAustria
- Dr. Eris Bidollari, GjermaniGermany
- Dr. Ernil Sabaj, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr Ertila Druga, GjermaniGermany
- Dr. Eugen Ruzi, ShBAUnited States
- Dr. Fatjon Cela, ItaliItaly
- Dr. Fjorida Llaha, NorvegjiNorway
- Dr. Florian Millo, FrancëFrance
- Dr. Gentiana Nagel, AustriAustria
- PhD c. Giola Cami, HungariHungary
- Dr. Gledis Guri, ShBAUnited States
- Dr. Hamëz Gacaferi, HolandëNetherlands
- Dr. phil. Helga Dizdari, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Helga Luku, BelgjikëBelgium
- Prof. Asoc. Dr. Irida Shallari, SuediSweden
- Dr. Jaldi Bendaj, AustraliAustralia
- Dr. Jana Nano, GjermaniGermany
- Dr Jona Krutaj, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Julian Hoxha, KuvajtKuwait
- Dr. Jurgen Peci, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Kaltrina Maloku, FrancëFrance
- Prof. Asoc. Dr. Kamer Vishi, NorvegjiNorway
- Prof. Asoc. Klajdi Bregu, ShBAUnited States
- Dr.med cand Klejdi Nurellari, GjermaniGermany
- Dr. Kostina Prifti, HolandëNetherlands
- Dr. Kristi Buzo, ItaliItaly
- Dr. Kristian Sevdari, DanimarkëDenmark
- PhD c. Ledi Selgjekaj, HungariHungary
- Dr. Lisana Berberi, GjermaniGermany
- PhD c. Lora Fanda, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Lorenci Gjurgjaj, ItaliItaly
- PhD c. Lotar Kurti, GjermaniGermany
- Dr. Luan Zyka, GreqiGreece
- Dr. Marilica Zemkollari, AustriAustria
- Dr. Marius Panxhi, KuvajtKuwait
- Dr. Marla Xhani, GjermaniGermany
- Dr. Mentar Mahmudi, GjermaniGermany
- Prof. Dr. Mira Mezini, GjermaniGermany
- Dr. Miranda Xhilaga, AustraliAustralia
- Prof. Assist. Dr. Mirjana Sejdini, Emiratet e Bashkuara ArabeUnited Arab Emirates
- Dr. Mirza Balaj, BelgjikëBelgium
- Dr. Neraida Braha, ItaliItaly
- Prof. Assist. Dr. Nertila Podgorica, AustriAustria
- Dr. Ola Hysaj, ZvicërSwitzerland
- Dr. Olger Kraja, GjermaniGermany
- Dr. Olsi Kusta, DanimarkëDenmark
- PhD c. Orion Gerguri, ZvicërSwitzerland
- Dr. Orsa Kekezi, SuediSweden
- Dr. Petjon Ballco, SpanjëSpain
- Dr. Rafael Shehu, ItaliItaly
- PhD c. Rainela Xhemollari, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Redina Tahaj, ShBAUnited States
- Dr. Redona Hafizi, ZvicërSwitzerland
- PhD c. Rezar Lleshi, ItaliItaly
- Dr Rigels Halili, PoloniPoland
- Dr. Sabah Bushaj, ShBAUnited States
- Dr. Sadiona Abazaj, FinlandëFinland
- Dr. Salijona Dyrmishi, HolandëNetherlands
- Dr. Selma Dyca, FrancëFrance
- PhD c. Serena Leka, DanimarkëDenmark
- Dr. Shefqet Hajdari, GjermaniGermany
- Dr. Shkelzen Hasanaj, ItaliItaly
- PhD c.,Dr. Silvi Domnori, TurqiTürkiye
- PhD c. Sindi Sheri, SuediSweden
- PhD c. Sofokli Cakalli, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Sokol Kosta, DanimarkëDenmark
- Dr. Stela Dhima, GjermaniGermany
- Dr. Taulant Muka, ZvicërSwitzerland
- Dr. Theodor Kouro, ÇekiCzech Republic
- Dr. Vanisa Petriti, ShBAUnited States
- Prof. Asoc. Dr. Venera Protopapa, ItaliItaly
- Dr. Vilma Xhakollari, IrlandëIreland
- Dr. Viola Gjylbegaj, Emiratet e Bashkuara ArabeUnited Arab Emirates
- Dr. Viola Shahini, BelgjikëBelgium
- Dr. Xhoela Bame, Mbretëri e BashkuarUnited Kingdom
- Dr. Zamira Xhaferri, HolandëNetherlands
- Dr. Zenalda Hajdaraj, ItaliItaly
Shto emrin tënd
Add your name
Nëse je kërkues, akademik ose profesionist shqiptar jashtë vendit dhe dëshiron ta nënshkruash këtë letër, plotëso formularin. Emri yt shfaqet në listë pas verifikimit. Pas miratimit, do të marrësh me email një ftesë për të nënshkruar dokumentin zyrtar përmes DocuSeal.
If you are an Albanian researcher, academic or professional abroad and wish to sign this letter, please fill in the form. Your name will appear on the list after verification. Once approved, you will receive an email invitation to sign the official document via DocuSeal.
Përgjigje Zyrtare
Official Reply
Letër e Hapur mbi Arsimin, Shkencën dhe Kapitalin Njerëzor në Shqipëri
Open Letter on Education, Science, and Human Capital in Albania
17 korrik 2026 · Ref. Ares(2026)7184841
17 July 2026 · Ref. Ares(2026)7184841
Sigrid Brettel
Shefe Njësie, DG NEAR – B.3 (Shqipëri, Maqedonia e Veriut)
Head of Unit, DG NEAR – B.3 (Albania, North Macedonia)
European Commission · Brussels
Dr. Taulant Muka
Marrësi i letrës, në emër të nënshkruesve
Recipient, on behalf of the signatories
I nderuar Dr. Muka,
Dear Dr. Muka,
Faleminderit për email-in tuaj të datës 10 korrik 2026 dhe për ndarjen e letrës suaj të hapur, drejtuar Presidentes von der Leyen, Komisiones Zaharieva dhe Komisiones Kos. Marrim në konsideratë shqetësimet dhe rekomandimet e ngritura nga kërkuesit, akademikët dhe profesionistët shqiptarë të diasporës lidhur me arsimin, shkencën, inovacionin, integritetin akademik, kapitalin njerëzor dhe rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.
Thank you for your email of 10 July 2026 and for sharing your open letter addressed to President von der Leyen, Commissioner Zaharieva and Commissioner Kos. We take note of the concerns and recommendations put forward by Albanian researchers, academics and professionals of the diaspora regarding education, science, innovation, academic integrity, human capital and Albania’s European integration path.
Komisioni Evropian ka marrë në konsideratë shqetësimet e ngritura në letrën tuaj, përfshirë rëndësinë e shtetit të së drejtës, institucioneve llogaridhënëse, integritetit akademik, autonomisë së arsimit të lartë, investimeve në kërkim e inovacion, dhe angazhimin e diasporës shkencore shqiptare.
The European Commission has taken note of the concerns raised in your letter, including the importance of the rule of law, accountable institutions, academic integrity, higher education autonomy, investment in research and innovation, and the engagement of the Albanian scientific diaspora.
Siç e dini me siguri, Kapitujt 25 (Shkenca dhe Kërkimi) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura) janë mbyllur së fundmi në Këshill, si pjesë e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Më lejoni të sqaroj se, ndonëse ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, Komisioni Evropian do të vazhdojë të angazhohet ngushtë me Shqipërinë, në përputhje me angazhimin e tij afatgjatë për të mbështetur agjendën e reformave dhe rrugën e integrimit evropian të vendit, përfshirë vëmendjen e vazhdueshme ndaj forcimit të arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit dhe kapitalit njerëzor si prioritete kombëtare kyçe. Në këtë kuadër, Komisioni do të ruajë mbështetjen e tij për reformat në këto fusha si pjesë integrale e procesit të anëtarësimit dhe do të vazhdojë të nxisë investime më të mëdha në kërkim, inovacion dhe kapacitet institucional, në përputhje me standardet, prioritetet dhe instrumentet evropiane.
As you most certainly know, Chapters 25 (Science and Research) and 26 (Education and Culture) have recently been closed in the Council as part of Albania’s accession negotiation process. Let me clarify that while this is a very important milestone for Albania, the European Commission will continue to engage closely with Albania, in line with its long-standing commitment to supporting the country’s reform agenda and European integration path, including through sustained attention to the strengthening of higher education, scientific research, innovation and human capital as key national priorities. In this context, the Commission will maintain its support for reforms in these areas as an integral part of the accession process and will continue to encourage greater investment in research, innovation and institutional capacity, in accordance with European standards, priorities and instruments.
Vërejmë gjithashtu thirrjen tuaj për një qasje afatgjatë që vendos dijen, meritën dhe kapitalin njerëzor në qendër të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë, si dhe gatishmërinë tuaj për të kontribuar në këtë përpjekje. Në këtë kontekst, angazhimi juaj i vazhdueshëm mbetet i vlefshëm.
We also note your call for a long-term approach that places knowledge, merit and human capital at the centre of Albania’s democratic and economic development, as well as your readiness to contribute to this effort. In this context, your continued engagement remains valuable.
Ju falënderojmë për përcjelljen e këtyre pikëpamjeve dhe për shprehjen e gatishmërisë suaj për të kontribuar në këto përpjekje. Korrespondenca juaj dhe pikat e ngritura në letrën bashkëngjitur janë marrë në konsideratë dhe janë ndarë me shërbimet përkatëse.
Thank you for conveying these views and for expressing your readiness to contribute to these efforts. Your correspondence and the points raised in the attached letter have been duly noted and shared with the relevant services.
Me respekt të thellë,
Yours sincerely,
Sigrid BRETTEL, Shefe Njësie
Nënshkruar elektronikisht më 17/07/2026, ora 12:23 (UTC+02), sipas nenit 11 të Vendimit të Komisionit (BE) 2021/2121.
Sigrid BRETTEL, Head of Unit
Electronically signed on 17/07/2026 12:23 (UTC+02) in accordance with Article 11 of Commission Decision (EU) 2021/2121.